Shteti më i ri ku shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza

117

Liberalizimi i vizave vite më parë u prit me entuziazëm të madh nga shqiptarët, ndonëse kjo vlen për vendet e zonës “Schengen”.

Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë, është shtuar edhe një tjetër shtet me të cilin hiqen vizat.

Bëhet fjalë për El Salvadorin, ku Këshilli i Ministrave ka vendosur heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare, të shërbimit dhe të zakonshme midis qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së El Salvadorit.