Shtohen 400 veterinerë të rinj/ Historia e Besmirit dhe dashuria për kafshët

9

Besmir Binaj nga Tirana është një prej shumë të rinjve që i është bashkuar Shërbimit Veterinar Shtetëror, i cili ka hyrë në një fazë reformimi pas miratimit të ndryshimeve ligjore.

Si Besmiri do të jenë edhe rreth 400 veterinerë të tjerë në të gjithë vendin që do të punësohen në këtë shërbim kaq shumë i rëndësishëm për sigurinë ushqimore, i cili nuk do të jetë më i fragmentarizuar, por i shtrirë në mënyrë kapilare në të gjithë territorin.

Me reformimin e shërbimit veterinar hedhen bazat për hapjen e eksporteve të produkteve shqiptare me origjinë shtazore në tregjet e huaja”.

Besmiri shprehet se ky rrugëtim nisi nga dashuria për kafshët dhe se ashtu si shumë bashkëmoshatarë të tij mendonte të kishte një klinikë private.

“Por mund të them me kënaqësi se kam gjetur veten mjaft mirë në Shërbimin Veterinar dhe jam pjesë e zinxhirit në kontrollin e shëndetit të kafshëve, e për rrjedhojë, duke luajtur një rol shumë të rëndësishëm në mbrojtjen e konsumatorit, në mbrojtjen e produkteve me origjinë shtazore”, tha ai.

“Kjo fushatë vaksinimi jo vetëm që na çoi pranë fermerëve duke ofruar falas këtë vaksinë, por na dha dhe kënaqësi profesionale në sajë të mirënjohjes së tyre, pasi deri dje na konsideronin si inspektorë kontrolli”, tha Besmiri.