“Shtrohet” qilimi me motive tradicionale në Elbasan (Fotot)

9

Para bashkisë së Elbasanit është “shtruar” qilimi i parë dekorativ që po tërheq jo pak vëmendjen e qytetarëve, me një tjetër dekor plot ngjyra.

Artistët e rinj të shkollës “Onufri” kanë qëndisur qilimin me motive tradicionale në sheshin para bashkisë Elbasan. Me talentin e tyre kanë ngjyrosur sheshin që i ngjan një qilimi, çka i jep një tjetër pamje qytetit.

Specialistët e bashkisë së Elbasanit kanë thënë se shumë shpejt, një praktikë e tillë do të shtrihet edhe në pika të tjera të qytetit. Artistët e rinj kanë ngjyrosur sheshin në mënyrë vullnetare.

Qyteti i Elbasanit, është qyteti i dytë që po përdor një praktikë të tillë duke i dhënë një tjetër pamje komunitetit përreth.