Si do të jenë kartëmonedhat e reja Euro

1104

Të hënën u prezantuan kartëmonedhat e reja 100 dhe 200 euroshe, të cilat pritet të dalin në qarkullim Majin e ardhshëm. Të dyja këto kartëmonedha kanë elemente të reja sigurie, që synojnë ta bëjnë më të vështirë falsifikimin e tyre.

Banka Qendrore Europiane tha se ato janë më të vogla se versionet aktuale, që do të thotë se do të jenë më të lehta për t’u mbajtur në portofol. Madhësia e tyre do ta bëjë gjithashtu më të lehtë për t’u futur në makineta dhe subjekte të tjera.

Këto dy prerje të reja janë të fundin në serinë e Europa, që kanë imazhin e figurës mitologjike greke me këtë emër.

Anëtari i bordit ekzekutiv të Bankës Qendrore Europiane, Yves Mersch tha se më shumë se 1 milion bankomate do të jenë adaptuar përpara se kartëmonedhat e reja të dalin në qarkullim më 28 Maj, në 19 shtete që përdorin këtë valutë.

Ato janë të printuara në letra të përbëra nga fibra të pastra pambuku. Ato kanë një hartë të përditësuar të Europës nga pas, ku tashmë janë përfshirë ishujt e Maltës dhe Qipros, dy shtete që u janë bashkuar Unionit që prej herës së parë kur seria e parë e prerjeve Euro nisi të qarkullonte, në vitin 2002.

100 dhe 200 euroshi i ri disa elementë të rinj sigurie, përfshirë një hologram “satelit” të simboleve të vogla të euros, që lëvizin nëpër kartëmonedhë kur ajo anon, ashtu sikurse edhe një numër që shkëlqen dhe ndodhet në fund të saj, e që ndryshon ngjyrë, nga jeshile smeraldi në blu të thellë.