Si freskoheshin persianët e lashtë? Shkencëtarët studiojnë “kondicionerin” antik që nuk ka nevojë për energji

327

Mënyrat se si mbroheshin nga temperaturat ekstremisht të larta persët dhe egjiptianët e lashtë po studiohen edhe më shumë nga shkencëtarët për të ngritur sisteme freskimi tradicionale që nuk kërkojnë konsum energjie me qëllim reduktimin e emëtimeve të gazrave të dëmshme në atmosferë.

Modeli që po studiohet është ai i qytetit Yazd në shkretëtirën e Iranit qendror. Ky qytetet ka qenë ndër shekuj një qendër e kreativitetit dhe risive dhe është shtëi e një sistemi inxhienerit antik, që përfshin një strukturë freskimi nëntokësore, e quajtur Yakhchal, një sistem kanalizimesh nëntokësor për rrymat e ajrit të quajtur qanats, madje edhe një rrjet poste që daton 2 mijë vite para shërbimit postar amerikan.

Mes teknologjive antike të qytetit Yazd është edhe ajo që njihet si “kapësja e erës”, ose badgir në persisht. Këto kulla janë të parat që tërheqin vëmendjen nëse vizitohet ky qytet. Ato qëndrojnë mbi ndërtesat e tjera të qytetit, zakonisht në forma katrore, por gjenden edhe në forma rrethore, të sheshta, oktagonale e të tjera.

Yazd besohet se ka numrin më të madh të “kapësve të erës”, ndërsa mendohet se këto struktura janë shpikur nga arkitektët dhe inxhinierët në Egjiptin e Lashtë. Sot, akademikë, arkitektë e inxhinierë janë duke studiuar qytetin iranian në përpjekje për t’u frymëzuar për ndërtimin e qyteteve të së ardhmes, në një botë që po nxehet me shpejtësi.

Kapëset e erës nuk duan elektricitet, janë efikase dhe miqësore me mjedisin. Ideja që josh më shumë shkencëtarët është fakti që sot një e pesta e energjisë elektrike që prodhohet në rang botëror konsumohet vetëm për t’u ftohur dhe kërkesa për energji për këtë qëllim është vazhdimisht në rritje.

Por si funksionon “kondicioneri natyral” iranian? Ka dy forca kryesore që ndihmojnë në qarkullimin e ajrorit në strukturat e qytetit Yazd. Ajri i ngrohet, që tenton vazhdimisht të ngrihet mbi ajrin e ngrohtë. Së pari, ajri i ngrohtë kapet nga kullat e erës. Rëra dhe mbeturinat e tjera që mund të mbërrijnë bashkë me erën bien në fund të kullës, ndërsa ajri i ngrohtë dhe më i pastër shtyn në drejtim të tuneleve tokësore, ku gjenden pishina nëntokësore, apo burime ujore të vogla sa për të krijuar lagështi dhe ftohur dhe për ta ftohur edhe më tej ajrin.

Më pas, po përmes tuneleve ajri i fresktuar ngrihet lartë duke qarkulluar nëpër banesa dhe kështu cikli vijon për 24 orë, pa pasur nevojë për asgjë tjetër, përveç erës, që në këtë pjesë të shkretëtirës iraniane nuk mungon.

Këto struktura janë gjerësisht të përhapura në Egjipt, Pakistan, Arabinë Saudite, Katar, Bahrein e shumë vende të tjera të Lindjes së Mesme.