Si mund t’i ndihmojmë fëmijët të menaxhojnë stresin pas tërmetit?

289

Pas situatës së vështirë që Shqipëria po kalon, e veçanërisht Tirana dhe Durrësi, ndonjëherë harrojmë sesi mund ta përjetojnë fëmijët të gjithë këtë eksperiencë. Ata më shumë sesa kurrë kanë nevojë për vëmendjen dhe mbështetjen tonë.

‘Instituti i Shëndetit Publik’ nxjerr në pah disa pika kryesore që duhet të keni parasysh në raste të tilla.

Si mund t’i ndihmojmë fëmijët të menaxhojnë stresin pas tërmetit?

  • Flisni me fëmijët lidhur me ndjenjat e tyre dhe se si/sa janë ndikuar.
  • Përgatituni të flisni për të njëjtat detaje disa herë.
  • Sigurohuni që ata të kuptojnë se ajo që ndodhi nuk është për fajin e tyre.
  • Sqarojini ata që edhe të rriturit ndonjëherë nuk e kuptojnë atë që po ndodh.
  • Jepni më të mirën për të qenë mbështetës, të dashur dhe komunikues.
  • Inkurajojini ata të përfshihen në lojëra dhe aktivitete fizike.

Gjithashtu sjellim në vëmendje edhe disa rregulla sigurie në rast tërmeti: