Si ndahen patentat në Shqipëri? Ja qytetet ku ka më shumë shofere gra dhe vajza

40

Gjatë vitit të kaluar 33.6% e totalit të lejeve të drejtimit të lëshuara në vendin tonë kanë qenë për gra apo vajza. Po si ndahet lëshimi i patentave sipas qyteteve?

Në vend të parë qëndron kryeqyteti, ku gjatë vitit të kaluar, 41.4% e lejeve të reja të drejtimit ishin për gra apo vajza. Më pas ndjek Durrësi me 38%, Shkodra me 36.6% dhe Vlora me 34.5% të totalit të lejeve të drejtimit të lëshuara.

Në vend të katërt ndjek Laçi me 32.4%, më pas Saranda me 31.2%. Elbasani me 30%, Fieri me 25.9%, Kukësi me 25.8%, Gjirokastra me 25.4%, dhe Korça me 23.2% vijojnë listën. Dy qytetet e fundit të listës ndërkohë janë Berati me 21.5% dhe Dibra e vendit të fundit me vetëm 18.6% të lejeve të reja të drejtimit për gra apo vajza.