Si (nuk) duhet ti marrim vendimet ? (1)

270
chess-603624_960_720
Nga Agustin Prenga:
Jeta ka plot sfida që kërkojnë zgjidhje.Vendimi ndaj zgjedhjeve të ofruara jo gjithmonë është një zgjidhje.

Në librin “Vendimtar” Chip and Dan Heath listojnë 4 gabime që bëjmë ndërsa marrim vendimet.

Mendoj ajo që i lidh të katra është qasja ndaj  mendimit të ndryshëm qoftë ai edhe kundër intuitës sonë. Qoftë edhe kur na shkakton parehati .

  • Pamje e ngushtë

Ngushtimi i pamjes që në krye të herës të bën të humbasësh mundësitë. Vendimarrja do ishte e shpejtë por jo efikase.

Rreziku qëndron në përpjekjen për ta bërë atë të punojë me çdo kusht. Në rastin e shumë opsioneve ngadalësohet vendimi por ka më shumë garanci për vijimsinë e punës. Nëse nuk funksionin plani A tashmë ke një zgjedhje B gati të shqyrtuar.

Pyetja që bëhet shpesh është: A duhet të bëj këtë apo atë? Ndërkohë ne mund ti qasemi ndryshe;  Si mund ta bëjë  këtë dhe atë tjetrën?

Siç e vini re  pyetja e parë i zvogëlon mundësitë ndërsa e dyta e zgjeron hapsirën e e tyre.

Nobelisti Daniel Kahneman në Librin e tij “ Të menduarit ,shpejt dhe ngadalë “ thotë që në shumicën e kohës në kemi një mendim të përcaktuar për gjithçka.

Ju keni  ndjenja intuitive dhe opinione rreth pothuajse çdo gjë që vjen në rrugën tuaj. Ne e kemi vendosur të pëlqejmë ose mos pëlqejmë dikë . Ne mendjen tonë kemi krijuar një bazë të dhënash  nga përvoja që e identifikon të renë me një informacion të vjetër.

Nëse takon dikë nga zona juaj, një artist popullor, një që simpatizon skuadrën tënde të futbollit kemi prirjen ta shohim pozitivisht. Kryesisht i bëjmë zgjedhjet apo besojmë më shumë dikë me të cilin mund të identifikohemi. Ne mjaftohemi me atë që vërejmë sëpari.

Kjo është një ngushtim i pamjes. Ndonëse përshtypja e parë ndikon po mësoj që të pres . Të kërkoj përtej asaj që shoh .  Gjithashtu prezantimi i parë, projekti i parë apo përvoja e parë e punës duhet parë në kontekst më të gjerë.

Shembulli tipik për mua është kur lexoj referencat e kandidatëve për një punë,draft projektet apo kur takoj dikë për herë të parë. Ndonëse intutita më drejton në një konluzion përvoja më thotë që po e ngushton shumë pamjen. Thënia që “nuk u besoj “  letrave ka kuptim në këndvështrimin që ka më shumë përtej asaj që shikon në një rezyme. Përtej një takimi, përtej ofertës së parë, përtej asaj që duket më e mira në fillim.

Dikush mund ta konsiderojë këtë të menduarit “jashtë kutie”.

Ka raste kur ke bindje të fortë  mes zgjedhjesh të ndryshme .  Kjo mund të përkthehet pozitivisht si një tregues që po shqyrton opsione mjaft të mira.

Në rastin tjetër të vendimarrjes shmang rrezikun e pamjes së ngushtë. Pamja e gjerë ju ngadalson proçesin e vendimarrjes por ju siguron mundësi më të mira zgjedhje .  Ju siguron Zgjidhje.

Burimi: iMakiato.com