Si ta dalloni aneminë e shkaktuar nga mungesa e hekurit, ushqimet që ju duhen

65

Anemia si pasojë e mungesës së hekurit në organizëm manifestohet me një sërë simptomash. Ndjesia e lodhjes pas gjumit, e të ftohtit të vazhdueshëm, ethet dhe plogështia janë disa prej tyre, sipas të dhënave:

Njeriu mund të ketë mungesë hekuri në organizëm për shkaqe nga më të ndryshmet, ku përfshihet ushqyerja e keqe, sëmundjet kronike, mosha dhe gjinia.

Trupi e përdor hekurin për të prodhuar hemoglobinë.

Hemoglobina transferon oksigjenin në të gjithë trupin.

Mungesa e hekurit nënkupton më pak oksigjen në organizëm dhe fillimin e anemisë.

Si Trajtohet Mungesa E Hekurit Në Organizëm

Trajtimi i anemisë së shkaktuar nga mungesa e hekurit nis me përmirësimin e regjimit ushqimor.

Burime të mira ushqimore të hekurit janë:

Spinaqi,

Agrumet,

Boronicat,

Gocat e detit,

Gjalpi i kikirikut,

Farat e kungullit,

Fasulet dhe thjerëzat,

Frutat e thata.

Sa i përket suplementëve, ato mund të merren vetëm nëpërmjet mjekut.