Si të mbrohemi nga gripi

273

Në këto ditë të ftohta, kur ndryshimet e temperaturave dhe lagështira në ajër na krijojnë probleme të shumta shëndetësore duhet të marrim masa për t’u ruajtur nga virozat e stinës.

Po çfarë duhet të bëjmë për t’u mbrojtur nga gripi, që rrezikon të na mbajë deri në një javë të shtrirë në shtrat? Ja 10 sekrete të vogla, që na krijojnë mundësi për t’u mbrojtur në mënyrë efikase nga gripi. Janë këshilla shumë të thjeshta, e që kushdo nga ne mund t’i aplikojë pa asnjë problem.

1-Të lajmë duart, pasi bakteret e fshehura në to mund të përcjellin në organizëm mikrobet, nëse me duart të palara prekim mukozën e hundës apo sytë.

2-Gjumi. Nëse flemë 7-9 orë në ditë arrijmë ta përballojmë shumë më mirë gripin

3-Bëni ushtrime gjimnastikore. Tonifikimi i muskujve na ndihmon të luftojmë influencën.

4-Rrisni dozat e zinkut, pasi ky mineral e lufton shumë mirë virusin e gripit. Në të njëjtën kohë evitoni konsumin e yndyrnave dhe sheqerit

5-Konsumoni hudhra. Hudhra ka rezultuar mjaft efikase në luftën kundër virozave të stinës.

6-Konsumoni ujin, pasi kështu e ndihmoni sistemin imunitar që të luftojë në mënyrë efikase gripin.

7-Evitoni pirjen e alkoolit, pasi ai dobëson sistemin imunitar.

8-Bëni masazh, sepse në këtë mënyrë ndihmoni në përmirësimin e qarkullimit të gjakut.

9-Qeshni, pasi optimizmi përveçse na mban në formë të mirë shpirtërore, ndihmon edhe në përmirësimin e gjendjes shëndetësore.