Si të mos e humbasim entuziazmin në punë gjatë festave të fundvitit

82

Në ambientin e punës mund të jetë shumë e vështirë vendosja e balancës së duhur ndërmjet entuziazmit të punonjësve për ardhjen e festave të fundvitit, si Dita e Falenderimeve, Krishtlindja dhe Viti i Ri dhe përpjekjeve për t’i mabjtuar ata sa më të përqendruar në mënyrë të tillë që të jenë sa më produktivë, mund të jetë shumë e vështirë.

Sipas një studimi të kohëve të fundit të kryer nga kompania Rocketrip, u zbulua se produktiviteti i punonjësve bie me më shumë se 50 për qind gjatë pushimeve dhe më shumë se 10 për qind e të punësuarve mendojnë se i gjithë muaji dhjetor është vetëm një muaj festash. Fundviti është gjithashtu periudha kur punonjësit reflektojnë mbi punën e tyre dhe përgatiten për vitin në vazhdim.

Një prej objektivave kryesore të Rocketrip është që të ndihmojë klientët e saj që të gjejnë mënyrat e duhura jo vetëm për të rekrutuar punonjësit më të mirë por edhe që këta të fundit të mos largohen nga kompania e tyre, dhe mbi të gjitha sesi t’i mbajnë ata sa më të angazhuar dhe të përqendruar gjatë sezonit të festave të fundvitit. Më poshtë do të njiheni edhe me disa prej strategjive që kjo kompani ofron, të cilat përveç sezonit të festave mund të përdoren edhe gjatë gjithë pjesës tjetër të vitit.

Vendosni një komunikim gjithpërfshirës në lidhje me ecurinë e kompanisë suaj

Kur punonjësit ndjehen të përfshirë në suksesin dhe ecurinë pozitive të një kompanie, ata rrjedhimisht do të ndihen edhe vetë më të vlerësuar dhe mundësitë që ata të japin apo edhe më shumë për këtë kompani do të jenë më të larta. Studiuesit në universitetin e Sirakuzës dhe atë të Floridës zbuluan se sistemi i komunikimit brenda një kompanie luan një rol thelbësor në angazhimin dhe përqendrimin e punonjësve në punë.

Tregoni entuziazëm për vitin e ardhshëm duke marrë mendimin e punonjësve për të vendosur incentiva të reja dhe objektiva të rëndësishme për kompaninë tuaj

Ardhja e vitit të ri shënon njëkohësisht edhe fillimin e një faze të re. Kur drejtuesit e një kompanie të caktuar tregojnë entuziazëm për vitin e ri që do të vijë, kjo gjë mund të ndikojë edhe tek punonjësit duke rritur motivimin dhe angazhimin e tyre.

Përcaktoni sa më qartë objektivat për vitin në vazhdim

Edhe pse gjatë atmosferës së fundvitit kërksat për ecurinë dhe rendimentin e punonjësve në punë nuk mund të jenë shumë të larta, kjo nuk do të thotë që të mos përcaktohen qartë objektivat për vitin e ardhshëm. Një gjë e tillë do të ndikojë në një fillim sa më të mbarë të vitit të ardhshëm, sepse të përcaktuarit paraprakisht të objektivave që duhen arritur, bën që ata të jenë sa më të përqendruar në objektivat që duhet të realizojnë.

Shpërblimet e Vitit të Ri

Një prej arsyeve se përse periudha e festave të Fundvitit është aq e shumëpritur është edhe fakti se gjatë asaj periudhe shpërndahen shpërblimet e fundvitit. Kjo është gjithashtu edhe një prej mënyrave për t’i mbajtur punonjësit të motivuar gjatë gjithë vitit të ardhshëm.

Bonuse për punonjësit më të mirë

Dhënia e bonuseve për punonjësit më të mirë gjatë periudhës së fundivitit është gjithashtu një prej formave më të mira dhe efikase për t’i mbajtur ata sa më të angazhuar dhe të përqendruar në punë.

Sipas një raporti të Shoqatës për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe Globoforce dhënia e bonuseve kontribuon gjithashtu edhe në vendosjen e një kulture më të fortë brenda kompanisë dhe në një angazhim më të lartë nga ana e punonjësve.

Inkurajoni punonjësit që të marrin pushimet, për të cilat ata kanë punuar gjatë gjithë vitit

Punonjësit janë më të fokusuar dhe më të përqendruar gjatë gjithë vitit, nëse ata e dinë se pushimet që i takojnë do t’i marrin. Përveç shpërblimeve financiare kjo është një prej  formave më të mira për të shprehur vlerësim ndaj punës së punonjësve gjatë gjithë vitit.