Si të Pastroni Ujin nga Klori me Metoda Natyrale

2

Uji në Shqipëri, sipas autoriteteve është i trajtuar me klor dhe antibakterialë të tjerë dhe është i sigurtë për t’u pirë.

Në depot e grumbullimit të ujit që furnizojnë rrjetin e tubacioneve drejt çdo banese prania e mikrobeve rritet.

Për rrjedhojë, autoritet përkatëse kujdesen që të rrisin sasinë e klorit në mënyrë që të dezinfektojnë ujin që rrjedh në rubinetin e çdo familjeje.

Sado e vogël të jetë sasia e përdorur për dezinfektimin e ujit sërish efektet që sjell ai për organizmin nëse konsumohet  janë të dëmshme.

Klori kur pihet bashkë me ujin e çezmës por edhe kur përthithet nga perimet apo frutat të cilat i lajmë me të, kthehet në një rrezik për shëndetin e organizmit tonë.

Efektet e dëmshme të ujit me klor në organizëm

Disa të dhëna, ku AgroWeb.org bazohet, raportojnë se klori lidhet me:

Rritjen problemeve me frymëmarrjen si astma dhe alergjitë

Dëmton mukozën e aparatit të frymëmarrjes

Vret bakteret e mira të florës së aparatit tretës

Nëse është me përqendrim të lartë, mund të shkaktojë formimin e xhepave të ujit në mushkëri

Acidet që krijohen kur klori dhe uji kur ata kombinohen, dëmtojnë qelizat e organizmit tonë duke shkaktuar dhe shumë sëmundje të rënda.

Një zgjidhje të lehtë për të neutralizuar përmbajtjen e klorit në ujin e çezmës

Nëse konsumoni ujin e çezmës për ta pirë, ju këshillojmë që në gotë të shtoni disa feta apo pika limoni.

Studimet tregojnë se vitamina C që gjendet në këtë frut shërben si katalizator në eliminimin e molekulave të klorit.

Kjo cilësohet si zgjidhja më e efektshme në minimizimin e efekteve të pranisë së klorit në ujë.

Por një tjetër shqetësim janë ushqimet.

Të dhëna të ndryshme të cilave u referohet AgroWeb.org regojnë se vetëm 60 sekonda të zhytura në ujë me përqindje klori, frutat dhe perimet e përthithin të gjithë këtë substancë.

Më pas kur ato përdoren në gatime, klori i zbeh vlerat e tyre, dhe në vend që të konsumojmë perime dhe fruta plot veti për shëndetin e organizmit tonë, ne e dëmtojmë atë.

AgroWeb.org ju këshillon që nëse uji i çezmës suaj ka një aromë klorine, si ajo e pishinave, mos i lani perimet dhe frutat direkt nga çezma.

Në një tas hidhni lëngun e një limoni ose dy limona të prerë në feta.

Kështu perimet dhe frutat tuaja ruajnë vlerat e tyre dhe janë të shëndetshme.

/agroweb.org