Si të përforcojmë ‘rezistencën emocionale’ dhe të përballojmë stresin

44

Rezistenca emocionale është pjesërisht e lindur, por sigurisht që mund të mësohet dhe zhvillohet. Nëse dëshironi të jeni në gjendje të trajtoni sfidat e jetës, me lehtësi më të madhe, dhe të rriteni nga fatkeqësitë dhe t’i ktheni ngjarjet potencialisht negative në ato pozitive, hapat e mëposhtëm mund t’ju ndihmojnë të bëheni më elastikë ndaj stresit.

Përpiquni të jeni më elastikë

Njerëzit elastikë kanë tendencë t’i shohin vështirësitë e jetës si sfida dhe të përgjigjen në përputhje me rrethanat me veprim, sesa me frikë, keqardhje, faj ose me një “mentalitet viktime”. Ndërsa jeta mund të jetë shumë sfiduese, një hap i rëndësishëm për t’u bërë më elastik është të zhvilloni mendimet tuaja pozitive dhe t’i kujtoni vetes se jeni i fortë dhe mund të bëheni edhe më të fortë dhe më të mençur ndërsa përballeni me sfidat e jetës.

Bëhuni të vetëdijshëm

Një pjesë e rezistencës është vetëdija emocionale; është e rëndësishme të kuptoni se çfarë po ndjeni dhe pse. Ndonjëherë njerëzit mbingarkohen me emocionet e tyre, dhe kjo i frikëson ata dhe rrjedhimisht i bën të pasigurtë. Të dish se çfarë ju shkakton mërzi, mund t’ju ndihmojë që të gjeni zgjidhje se si mund të ndryshoni situatën në të cilën ndodheni. Mbajtja e një ditari mund të ju ndihmojë të eksploroni botën tuaj të brendshme dhe të krijoni një plan veprimi.

Zhvillimi i vetë-kontrollit

Njerëzit elastikë besojnë se ata kanë kontrollin e jetës së tyre, dhe është e vërtetë: ndërsa ne nuk mund të kontrollojmë rrethanat në të cilat ndodheni, ne mund të kontrollojmë se si të reagojmë në ato rrethana, duke sjellë një ndryshim të madh në qëndrimet tona dhe në rrjedhën që jeta jonë merr.

Kultivoni optimizëm

Të jesh optimist është më shumë sesa të shikosh gjithmonë anën e bukur në çdo gjë (megjithëse kjo ndihmon). Është një mënyrë për të parë botën, ku ju përforconi pikat e forta dhe arritjet tuaja dhe minimizoni pikat e dobëta dhe pengesat tuaja.

Rrethojeni veten me miq të mirë

Ndërsa në fund të fundit përballemi me sfidat tona, një mik apo grup miqsh mund të ndihmojë në lehtësimin e ngarkesës qe ju mbartni. Ata që kanë një grup të mirë shoqëror kanë tendencë t’i përballojnë problemet me më shumë lehtësi dhe të jenë më të lumtur gjatë gjithë jetës.

Ruani ndjenjën tuaj të humorit

Nëse jeni në gjendje të qeshni me zhgënjimet e jetës, mund të keni imunitet ndaj stresit dhe fatkeqësive. Ata me një sens humori për jetën kanë tendencë ta përjetojnë jetën si më pak stresuese, janë në gjendje të jenë mbështetje për të tjerët gjatë kohërave të vështira dhe të shijojnë përfitimet e shumta që e qeshura sjell.