Jeni në një intervistë pune dhe ju bëjnë një pyetje të vështirë: Cilat do të ishin tre fjalë që ju përshkruajnë ju?
Në këto çaste do të ndiheshit konfuz për të zgjedhur fjalët e duhura për të përshkruar veten.
“Nëse them X (fjalë), a do të ishte zgjedhja më e mirë?”
“Nëse them Y, çfarë do të mendojnë që nënkupton?”
Përgjigjja është: varet
Çdo gjë ka ndryshuar në vitin 2021 – nga strategjia për kërkimin e punës, te mënyra se si njerëzit punësohen e deri te mënyra si zhvillohen intervistat.
Me metodologjitë e reja, është e rëndësishme të merrni në konsideratë fjalët më të mira për të përshkruar veten në një intervistë pune. Çelësi është të gjeni fjalë që të jenë thelbësore si për misionin e kompanisë, përshkrimin e punës si dhe për nevojat aktuale. Zgjedhja e fjalëve të duhura për të përshkruar veten mund t’ju vërë në linjë të parë në fazën e mëtejshme të procesit të përzgjedhjes.
Më poshtë janë disa ide për zgjedhjen e fjalëve për të përshkruar veten përveç mbiemrave klishe: i orientuar drejt detajit, ambicioz dhe i përgjegjshëm:
- I përshtatshëm
- I gjithanshëm
- I qëndrueshëm
- I besueshëm
- Proaktiv
- Vëzhgues
- I disiplinuar
- I guximshëm
- Transparent
- I përgjegjshëm
- Bashkëpunues
- I përpiktë
- Me etikë
- Praktik (në gjetjen dhe kapërcimin e vështirësive)
- I vetëdijshëm (me inteligjencë emotive)