Si të rregullojmë tensionin e gjakut pa ndihmën e ilaçeve

297

Problemet e zemrës dhe tensionit të gjakut janë ndër më të shpeshtat që hasen në popullata.

Më e theksuar kjo problematikë është tek njerëzit mbipeshë. Shumë persona janë të detyruar të marrin kurime te vazhdueshme për të normalizuar tensionin.

Por, Shoqata Amerikane për Shëndetin e Zemrës ka zbuluar së fundi një metodë që sipas saj është po aq efektive ka kurat mjekësore, madje edhe më e mirë pasi nuk ka efekte anësore.

Ajo që këshillohet është ndjekja me rigorozitet i një diete për të ulur kilet e tepërme si dhe ushtrimet permanente.

Kombinimi së bashku i këtyre të dyjave largon problemet me tensionin.

Në studim morën pjesë 129 burra dhe gra mbipeshë të cilët cilësoheshin me risk të lartë për problemet me tensionin.

Ata u mbikqyrën për 14 javë duke kombinuar dietën me palestrën dhe u zbulua se risku tek ata persona shkoi drejt minimumit.

“Përfundimi ishte se miratimi i këtyre mënyrave për jetesë rezultuan që shumica e tyre të mos kenë më nevojë të përdorin ilaqe për tensionin e lartë të gjakut”, tha Dr. Alan Hinderliter, profesor në Universitetin e Karolinës së Veriut në SHBA.