Si të shpëtoni nga akulli në xhamat e makinës në këto mëngjese të ftohta

2

Temperaturat e ulëta kanë bërë që kur zgjohemi në mëngjes të gjejmë makinën të ngrirë plotësisht e me akull në xhamat e saj.

Po koha nuk premton pasi duhet të shkoni në punë dhe shpesh njerëzit bëjnë gabime në tentativë për të shkrirë akullin nga xhamat.

Por ja disa mënyra se si të shkrini akullin nga xhamat me mjetet e duhura.

Duhet të përdorni ose një lëng që pastron sipërfaqet e xhamit nga bora dhe akulli, ose kruajtësin e duhur, në mënyrë që të pastroni plotësisht të gjithë sipërfaqen e xhamit të përparmë pa qoshe të fshehura, që zakonisht janë ato që krijojnë rreziqe.

Asnjëherë nuk duhet të përdorni ujë të valë për të shkrirë akullin në makinë. Lëngjet speciale janë më efektive dhe nuk rrezikojnë krijimin e kristalit më pas. E njëjta gjë vlen edhe me uthullën, ju kërkohet ta shmangni atë kategorikisht.

Përtej kësaj, ka edhe… truke të tjera të ndryshme, përdorimi i ujit dhe alkoolit apo antiseptik. Sipas meteorologut Ken Weathers, gjithçka që duhet të bëni është të përzieni 2/3 e alkoolit dhe 1/3 e ujit në një shishe me spërkatje. Pasi të spërkatni këtë në xham, akulli do të shkrihet menjëherë.

/lajme.al