Si të veproni për të parandaluar dhe mbrojtur veten edhe të afërmit tuaj nga gripi?

59

Sipas Institutit të Shëndetit Publik është evidentuar qarkullimi i gripit në vendin tonë. Aktualisht qarkullon virusi A/H1 i cili gjithashtu qarkullon në gjithë shtetet e Europës dhe të rajonit.

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik këshillojnë të bëni kujdes ndaj të ftohtit dhe të informoheni mbi këshillat ndaj gripit në faqet zyrtare të MSHMS dhe ISHP.

Si të veproni për të parandaluar dhe mbrojtur veten edhe të afërmit tuaj nga gripi?

– Lani duart
– Pastroni hundët me shami njëpërdorimshme
– Mbuloni hundën dhe gojën kur kolliteni ose teshtini
– Evitoni ambientet e mbipopulluara dhe me shumë njerëz
– Ruani një temperaturë të qëndrueshme brenda banesave tuaja.
– Ajrosni vazhdimisht ambientet ku rrini.

Kur jeni të sëmurë:

– Qëndroni në shtëpi, kufizoni daljen në ambiente të ftohta.
– Konsumoni ushqime të ngrohta
– Pini sa më shumë lëngje
– Kufizoni kontaktet direkte dhe indirekte (nëpërmjet objekteve)
– Mos e nënvlerësoni gripin. Sa herë nuk ndjeheni mirë, konsultohuni me mjekun.

Janë rreth 11mijë raste në javë me infeksione respiratore. Sipas ekspertëve të ISHP situata është normale, e zakonshme dhe e pritshme për stinën