Si të zgjedhim një verë të mirë, kur s’kemi shumë para

66

Pasi kemi organizuar diçka për miqtë apo familjarët tanë në një moment shikojmë se buxheti ynë po mbaron dhe ne duhet të nxitojmë të blejmë verën që duam.

Një mit i vjetër thotë se çdo verë e shtrenjtë është e mirë dhe jo vetëm, por si të veprojmë për të kryer blerje të zgjuar kur buxheti ynë nuk na favorizon?

Askush nuk dëshiron të ketë buxhetin si kufi në blerje e as të tregojë sa do të shpenzojë, por duke ia treguar këtë detaj shitësit ju do të blini shishen e duhur.

Së pari me rëndësi është të dimë se një % e çmimit shkon për ambalazhimin, tapat, reklamimin, transportin dhe vetëm një % shumë e vogël për verëprodhuesin në favor të procesit të prodhimit .

Gjatë blerjes leximi i etiketës kërkon vëmëndje. Kryesisht ajo ç’ka lexohet është subjektive, ndaj shpesh ndodh që shijet dhe aromat e përshkruara të mos ndodhen në gotën tonë. Mos hiqni dorë nga ajo ç’ka kërkoni, por gjeni një zgjedhje alternative.

Provoni verën në kuti. Vera në kuti është gjithmonë më e lirë se vera në shishe, po ashtu kutitë e pērdorura janë lehtësisht më të riciklueshme se shishet e qelqit. Lajmi i mirë është se pasi ta hapni kutinë freskia e verës do të ruhet për rreth 3-4 jave.

Së fundmi, kantinat kanë gjithmonë variantet e tyrë të shisheve me çmim të lirë. Nëse ju vizitoni ato ose një prej enotekave të tyre për tu njohur me produktet, ju mund të përfitoni verë me një çmim extra