Si Të Zgjidhni Dhe Ta Ruani Shalqirin Në Mënyrën E Duhur

47

I ëmbël, i shijshëm dhe plot lëng! Një shalqi i mirë është ushqimi perfekt që shuan etjen nga ditët e nxehta të verës. Ne të gjithë kemi sjellë në shtëpi një shalqi i cili nuk  ka rezultuar më shijen më të mirë, por me disa këshilla ju mund ta shmangni këtë lloj zhgënjimi. Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me atë çfarë duhet të dini për të sjellë në shtëpi shalqinjtë më të mirë të sezonit.

Kur është sezoni i shalqirit?

Sezoni i shalqirit fillon që në maj në disa vende dhe përfundon në shtator. Kulmi i sezonit është korriku dhe gushti, që shënon edhe periudhëm më të mirë të konsumit të tyre.

Për më shumë larmi dhe freski, drejtohuni në tregjeve vendase që sigurojnë këtë produkt të shijshëm.

Varietetet

Ka rreth 300 lloje të ndryshme shalqini në botë, por vetëm një përqindje e vogël rriten dhe konsumohen rregullisht. Ne mund t’i kategorizojmë shalqinjtë në disa grupe: me fara, pa fara, në miniaturë dhe me tul të verdhë. Brenda këtyre grupeve ka shumë varietete.

Ata me fara janë klasikët. Forma e tyre mund të jetë e rrumbullakët ose ovale, dhe tuli i është i mbushur me fara të zeza krokante.

Shalqinjtë pa fara janë hibride. Ato nuk janë krejtësisht pa fara, vetëm se farat janë të buta dhe më të lehta për t’u ngrënë dhe sesa farat e zeza. Këto lloje janë më të vështira për t’u rritur, kështu që nëse vëreni një ndryshim çmimi, kjo është arsyeja pse.

Shalqinjtë në miniaturë, janë të vegjël. Ata kanë tendencë të kenë lëvozhgë më të hollë. Ndërsa ata me tul të verdhë ose portokalli u mungon likopeni. Por ata janë të ëmbël dhe të shijshëm, ashtu si të afërmit e tyre me tul të kuq.

Si ta zgjidhni 

Shalqinjtë nuk vazhdojnë të piqen pasi priten nga hardhia, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm kur zgjidhni. Hapat dhe këshillat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë të merrni një të mirë.

Kontrolloni kërcellin

Pjesa ku ka qenë kërcelli shpesh është kafe ose jeshile. Nëse është kaf, kjo do të thotë se fruti ka pasur kohë të mjaftueshme për t’u pjekur. E gjelbra do të thotë se është këputur shumë herët dhe me shumë mudësi nuk do të jetë pjekur mjaftueshëm.

Kontrolloni lëkurën

Ajo nuk duhet të jetë me shkëlqim dhe nëse ka plagë ose të gërvishtura kafe të lehta aq më mirë!

Kontrolloni pjesën e poshtme të barkut për një njollë të verdhë

Kjo tregon se është pjekur ashtu siç e kishte menduar natyra. Njollat e variojnë nga e bardha në të verdhë, dhe shalqinjtë më të pjekur kanë njollat më të verdha.

Kontrolloni peshën e tij

Një shalqi i mirë është i rëndë për madhësinë e tij dhe do të jetë pak i butë nëse e shtypni. Një shalqi i fortë si shkëmbi është i papjekur.

Goditeni dhe dëgjoni

Nëse lëshon një tingull të thellë e të zbrazët, ka të ngjarë të jetë plot me ujë dhe me lëng.

Si ta ruani

Shalqinjtë shijojnë më mirë në temperaturën e dhomës, por asgjë nuk është më freskuese se shalqiri i ftohtë. Një shalqi i pahapur mund të ruhet për rreth një javë dhe dy javë në frigorifer. Nëse e prisni në gjysëm, mbështilleni mirë me një qese kuzhine, vendoseni në frigorifer dhe konsumojnei brenda 2-3 ditësh.

/agroweb.org