Paraja është një prej faktorëve të parë tërheqës, ajo që i bën ata që ta pranojnë një pozicion të caktuar pune, por nuk është ajo që i bën ata që të ecin me 100 km në orë.
Më poshtë do të lexoni disa prej këshillave të nxjerra nga një studim i profesorit Dan Ariely, nga Universiteti Duke, i cili zhvilloi eksperimente të ndryshme për të gjetur faktorët e motivimit të punonjësve.
Përfshijini punonjësit sa më shumë
Sipas prof. Ariely, punëdhënësit duhet t’u tregojnë punonjësve të tyre efektet pozitive të punës që ata po bëjnë, sesi produktet apo shërbimet e tyre janë një ndihmesë për një numër të madh njerëzish. Kjo është më e lehtë në disa fusha dhe më ë vështirë në disa të tjera, por cilado qoftë ajo fushë, çdo punonjës do të gëzohej kur shikon përmirësime tek një pacient të cilit i ka rekomanduar një kurë të caktuar për të luftuar sëmundjen e tij.
Kompani të profileve të ndryshme duhet t’i përfshijnë punonjësit e tyre sa më shumë të munden në të gjitha fazat e projektit, në mënyrë të tillë që edhe ata të kënaqen nga frytet e punës së tyre dhe jo vetëm të punojnë për një qëllim të caktuar.
Besojuni atyre
Askush nuk e konkurron më së miri mungesën e motivimit sesa dhënia e besimit për punonjësit. Çdo organizatë ka rregullat e saj, por teksa ajo e kufizon në maksimum lirinë e punonjësve, i bën ata që të besojnë më shumë në faktin që janë lehtësisht të zëvendësueshëm dhe po punojnë sikur të ishin një makineri.
Sprovojini ata
Sipas prof. Dan Ariely, nëse punonjësit e dinë që në fund të punës së tyre do të marrin shpërblim, atëherë ata do të jenë edhe më të motivuar. Por në të njëjtën kohë ju mund të nxisni edhe konkurrencën e mirë ndërmjet tyre, duke i bërë të ditur se shpërblimin për një projekt të caktuar do ta marrë vetëm njëri prej tyre. Në këtë mënyrë ju i bëni ata që të përpiqen dhe të japin maksimumin.
Mos harroni shpërblimet
Shpërblimet janë një motivim shumë i madh për punonjësit, që i bën ata të japin maksimumin.
Burimi: Revista Monitor