Siguria në digat e Fierzës, 12 mln euro financim për ndërhyrje në portat e shkarkimit

151

12 milione euro do të vihen ne dispozicion të Hidrocentralit të Fierzes. Kjo do të bëje te mundur rehabilitimin e agregatit nr.4 dhe 1 në HEC Koman si dhe rehabilitimin e portave të shkarkimit dhe remonteve në këtë hidrocentral dhe në atë të Fierzës.

Rehabilitimi dhe vënia në eficencë të plotë i portave ku do të ndërhyhet do të thotë një masë më shumë për parandalimin e një situate të vështirë në rast të prurjeve të mëdha nga pjesa e rrjedhës së sipërme të lumit Drin dhe një garanci më shumë për sigurinë e digës se Komanit dhe atë Fierzës.