https://www.youtube.com/watch?v=eo73tIR4EyY
Një numër i madh personash humbin jetë si pasojë e aksidenteve automobilistike, shpesh duke dalë nga rruga.
Edhe pse barrierat mbrojtëse metalike nëpër kthesa dhe arrijnë të shmangin daljet nga rruga, në shumë raste përplasjet e forta kanë qenë fatale për shumë persona që udhëtojnë me automjete dhe janë përfshirë në aksidente të tilla.
Kohët e fundit, kompania e koreanojugore ETI ka krijuar një lloj të ri pengese në rrugë. Kjo pengesë është projektuar posaçërisht për të shpëtuar jetë njerëzish, duke tentuar të zvogëlojë mundësinë e lëndimit të drejtuesve të automjeteve apo pasagjerëve në rast aksidenti.
Mes bordurave metalike, kompania ka menduar të shtojë disa cilindra plastikë, të cilët do të ulin ndjeshëm përplasjen duke tentuar të fusin automjetin sërish në rrugë.
Në “Youtube” është publikuar edhe një video gjatë testimeve të këtij projektimi të ri.
Burimi: Top Channel