Siguria Rrugore do të jetë pjesë e orëve mësimore në shkollat 9 vjeçare

13

Siguria Rrugore, do të jetë pjesë e orëve mësimore në çdo vit shkollor parauniversitar.

DPSHTRR në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit po punojnë draftet e para për “Manualet Edukative mbi Sigurinë Rrugore” sipas grupmoshave të ndryshme për t’i bërë pjesë të kurrikulave e programeve në shkollat 9-vjeçare duke filluar nga viti i ri shkollor 2022-2023, një hap shumë i rëndësishëm për sigurinë rrugore.

Prej 2 vitesh, janë zhvilluar 70 evente edukative në 14 qytete të Shqipërisë me 4000 fëmijë pjesëmarrës, shifra inkurajuese për edukimin e fëmijëve mbi sjelljet e sigurta në rrugë.