Sigurohen vaksinat, 305 mijë krerë gjedhe po vaksinohen falas kundër dermatozës nodulare

16

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për strukturën e Shërbimit Veterinar Kombëtar, po vazhdon fushatën e vaksinimit me ritme të shpejta kudo nëpër Shqipëri.

Janë 305 mijë krerë gjedhë, vaksinat e të cilëve janë siguruar falë mbështetjes së BE-së dhe do të kryhen falas tek të gjitha fermat blegtorale. Deri tani vaksinimi ka përfunduar në 45.1% të totalit të krerëve në shkallë vendi.

Ndërkohë që kryeson me përqindjen më të lartë të vaksinimit Shkodra me 51.8% dhe më pas vjen Vlora me 44.1% dhe në Tiranë janë vaksinuar 34,1% e totalit të gjedhit.