Sipërfaqja e pyllëzuar në 2022-shin u shtua me 396.84 hektarë

10

Në kuadër të Javës së Pyjeve, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura bëri të ditur shifrën e 2022-shit për sipërfaqet e pyllëzuara.

AKZM-ja përmes një njoftimi në rrjetet sociale informoi se, “nëpërmjet 12 administratave të saj në vitin 2022 e ka shtuar sipërfaqen e pyllëzuar me 396.84 hektarë”.

Gjithashtu në njoftim u bë e ditur se, “dy vitet e fundit janë mbjellë 69 990 fidanë, pishë e zezë, pishë e egër, e butë, akacie, frashër, dushqe dhe ah”.

Tashmë është kthyer në traditë shtimi i sipërfaqeve të pyllëzuara me pemë të reja në zonat e mbrojtura kombëtare të vendit tonë, që janë një pasuri me vlerë të çmuar jo vetëm për habitatin natyror, por edhe për zhvillimin e turizmit dhe të ekonomisë së vendit.

Gjithashtu në zonat e mbrojtura vijon dhe aksioni i Planit Kombëtar të Pastrimit, i cili ka të bëjë me mbrojtjen e mjedisit, vlerave natyrore dhe ekoturistike të këtyre zonave.