Sistemet e alarmit, në varësi të motit dhe temperaturave

24
GOOGLE SVEGLIA (uff. st.)

Inteligjenca artificiale po hyn në përshtatjen e alarmit të orës me motin.

Kompania Google ka njoftuar se ka shpikur një aplikacion për të përpunuar zilet e orës në mënyrë që mund të përshtaten me faktorë të ndryshëm, siç janë koha meterologjike dhe ora.

Risia quhet “Impromptu” dhe debuton si një orë alarmi “inteligjente” me funksione të ngjashme me një smart spiker të integruar të kompanisë Google.

Bazuar në teknologji ‘’Impromptu’’ propozon muzikë të ndryshme për orën e alarmit bazuar në motin, temperaturën dhe kohën e ditës.

Funksioni tani për tani është i kufizuar, por në të ardhmen ardhja e saj pritet edhe në pajisjet e tjera inteligjente me Google Assistant.