SKEMA/ 360 mijë lekë subvencion për fermerët që kanë tufa mbi 100 krerë dele ose dhi

31

Deri 360 mijë lekë subvencion përfitojnë fermerët që kanë tufa blegtorale mbi 100 krerë dele ose dhi, nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2021.

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) informoi blegtorët që përfitojnë nga mbështetja financiare e drejtpërdrejtë.

Sipas AZHBR-së, mbështetja për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermat me jo më pak se 100 (njëqind) krerë dele dhe/ose dhi, shkon në vlerën 1 200 (një mijë e dyqind) lekë/krerë, por jo më shumë se 360 000 (treqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë për subjekt.

Ndërsa për fermat me jo më pak se 10 (dhjetë) krerë lopë, në vlerën 10 000 (dhjetë mijë) lekë/krerë, por jo më shumë se 500 000 (pesëqind mijë) lekë për subjekt.