Skema Kombëtare, mbështetje Bletarisë/ Përfitojnë 1486 fermerët aplikues

12

Të gjithë fermerët aplikues në masën e mbështetjes në bletari janë përfitues të mbështetjes nga Skema Kombëtare 2020.

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor Rural (AZHBR) bën të ditur se pas uljes së vijës së financimit, u shtuan edhe 96 fermerë të tjerë përfitues nga Skema Kombëtare në bletari duke e çuar në 1486 numrin e përgjithshëm të fermerëve fituese, aq sa është edhe totali i aplikimeve për këtë skemë.

Për Masën 2 të Bletarisë, do të përfshihen në fond aplikimet deri në numrin rendor 1486 nga 1390 aplikime që u përfshinë në uljen e parafundit të datës 30.9.2020.

Subvencionimi në bletari parashikon 1 mijë lekë për zgjua për fermat që kanë jo më pak se 50 koshere, ndryshe nga viti i kaluar që ka qenë për 100 koshere.

Ulja e numri nga 100 në 50 koshere është bërë me qëllim për t’i dhënë një tjetër nxitje zhvillimit të këtij aktiviteti. Bletaria në Shqipëri ka një traditë të hershme. Mjalti i prodhuar në vendin tonë shquhet për cilësi kurative dhe vlera të larta ushqyese për shkak të natyrës dhe klimës që ka vendi ynë.