Skema Kombëtare, rreth 9 mijë aplikime për mbështetje në blegtori

7

Rreth 9 mijë fermerë në 12 qarqet e vendit aplikuan në Skemën Kombëtare të Mbështetjes për Bujqësinë 2023, për të përfituar subvencione në blegtori.

Sipas të dhënave mbi bilancin e ecurisë së zbatimit të Skemës Kombëtare, AZHBR bëri të ditur mbi 3 400 fermerë kanë aplikuar për masën 1: Tufa bazë në gjedh dhe 5 200 fermerë të kanë aplikuar për Masën 2: Tufa me të imta.

Sipas AZHBR aplikimet për mbështetje në blegtori këtë vit janë rritur me 2 mijë fermerë më shumë se në vitin 2022 ku aplikuar në total 7015 fermerë, të cilët u përfshinë të gjithë në mbështetje me subvencione.

Fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural për vitin 2023 adreson këtë vit mbështetje financiare 3.3 miliardë lekë në mbështetje të bujqësisë ku 1.4 miliard lekë shkojnë mbështetje për skemën e naftës falas për bujqësinë.

/ata.gov.al