Skemat kombëtare/ Mbështetje 83 investimeve të reja në industrinë e përpunimit të mishit

35

Industria e përpunimit të mishit, ka hyrë në një stad të ri zhvillimi falë investimeve që janë ndërmarrë në sajë të mbështetjes nga Skema Kombëtare e qeverisë dhe programi IPARD.

AZHBR bën të ditur se në dy vitet e fundit ka mbështetur sektorin e përpunimit të mishit në 83 investime të reja, në asete fizike apo teknologji me shtrirje në 27 bashki të vendit.

“Nga totali i investimeve, 22 janë startup-e me 2405 vende të reja pune në ngritjen e stallave të reja që respektojnë standardet e BE-së për mirëqenien e kafshëve dhe ndikimin në mjedis”, bën të ditur AZHBR.