‘Skënderbeu App’, del aplikacioni edukues mbi historinë e Heroit tonë Kombëtar. Ja ku e gjeni!

149

Këtë vit në Kosovë e Shqipëri është shënuar viti mbarëkombëtar për heroin kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, në 550 vjetorin e vdekjes së tij, 

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, ka lindur më 6 maj 1405 dhe ka mbyllur sytë më 17 janar 1468. Me emrin tij lidhet një epokë e tërë historike për trevat arbnore. Gjergj Kastrioti – Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese mesjetare shqiptare që udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër vendosjes së sundimit perandorak osman.

Së fundmi për t’i kthyer sytë tek historia e lavdishme e tij, është publikuar edhe një aplikacion edukues mbi historinë e heroit kombëtar.

Ky aplikacion titullohet Skënderbeu App.