Slow Food Berat në zbulim të recetave amerikane

8

“Nga toka në tryezë”: shkëmbim i diplomacisë Culinare me kuzhinieren Tiffany Derry, është titulli i projektit që përfshiu komunitetin e Slow Food Berat të udhëhequr nga Alma Spathara në muajt shtator dhe tetor 2022. Në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri dhe Qendrën për Edukimin Kulinar, Slow Food Berat organizoi dy seminare trajnimi me studentë nga shkollat hoteliere të Beratit dhe Tiranës. Shef Tiffany  Derry, e njohur dhe e dashur në Teksas, ka sjellë eksperiencën e tij, aftësinë, ekspertizën për t’i ndarë me shefat e ardhshëm të kuzhinës shqiptare.

Tetori është muaji i vjeljes dhe nxjerrjes së vajit të ullirit, ndaj nxënësit e shkollës së Beratit së bashku me shefin e kuzhinës shkuan për të mbledhur ullinjtë dhe së bashku ndoqën prodhimin e vajit të ri ne fabrikën e vajit në fshatin Drobonik.Me atë vaj dhe produkte të tjera të freskëta të stinës, ata gatuan ushqime tradicionale të teksasit  dhe shqiptare në kuzhinën komode të Hotel Castle Park Berat , shtëpia e Slow Food Berat. Kuzhina, si element bashkimi mes popujve, ka shërbyer për të bashkuar shijet dhe historitë e rëndësishme. Kungulli i pjekur i shef Derrit u vendos pranë byrekut të kungullit të studentëve. Dhe bërxollat e qengjit të shefit garuan për primatin me “Tavë kosin” me qengjin e shef Musliakës. Përvoja ishte e fortë dhe emocionuese për të gjithë të pranishmit.

Në shkollën e Tiranës, shef Derry ka gatuar me nxënësit një recetë shumë të dashur për të, “Gumbo” në versionin e nënës së saj. Është një përgatitje e ngadaltë, e mundimshme, që kërkon njohuri të mira të teknikave dhe përbërësve të kuzhinës. Janë të shumtë përbërësit që i lidhin dy kuzhinat, në radhë të parë “Bamja” ose okër që i jep emrin, por edhe speca, karkaleca deti, mish pule etje. Në vend të kësaj, studentët përgatitën qumështor, këtë tortë me qumësht që është e pranishme në një formë tjetër edhe në Shtetet e Bashkuara. Ishte një udhëtim, një eksperiencë, një dialog i rëndësishëm dhe i paharrueshëm kulinar.

businessmag.al