Smart working, këshilla se si të punoni të sigurt

32

Nëse punoni nga shtëpia, ju me siguri qëndroni para kompjuterit në pjesën më të madhe të ditës. Për pasojë, rreziku është që ju të mos bëni shumë pauza e të lodheni më shumë.

Duke mos pasur shpërqendrime apo kolegë me të cilët të flisni apo të bëni një pushim duke pirë kafe, ju mund t’ju dalë nga mendja që të shkëputeni për pak. Por është mjaft e rëndësishme të bëni pushime në të ashtuquajturin smart working.

Smart working, si të punoni të sigurt

Në zyrë duhen respektuar disa kushte për sigurinë dhe shëndetin, të cilat mund të zbatohen edhe në shtëpi.

-Ekrani duhet të jetë 50 – 70 centimetra larg jush, të mund të rregullohet në lartësi dhe në ndriçim, me një kontrast të mirë, jo i errët

-Tastiera duhet të ketë taste të lexueshme

-Vendi ku punoni duhet të ketë një sipërfaqe të mjaftueshme, jo i rrëmujshëm, dhe të ketë hapësirë për këmbët

-Karrigia duhet të jetë ergonomike, e rregullueshme në lartësi, stabël dhe e rehatshme për të mbështetur shpinën

-Mjedisi rrethues duhet të jetë i ndriçuar mirë (por jo shumë), nuk duhet të jetë as shumë i ngrohtë, apo i ftohtë, ajri nuk duhet të jetë as shumë i thatë apo i lagësht, të jetë i qetë, pa zhurma të tepërta.

Ndër të tjera, punonjësit këshillohet të bëjnë një shkëputje nga kompjuteri prej 15 minutash çdo dy orë. Ky pushim duhet respektuar edhe në shtëpi. Vendosni një timer dhe përfitoni nga rasti për të pirë një kafe apo për një moment relaksi në divan.

Bëni ushtrime për shpinën, qafën, këmbët

Pjesa më e madhe e atyre që punojnë për shumë orë para kompjuterit, nëse nuk mban një qëndrim korrekt, kanë dhimbje shpine. Si duhet të punoni përpara kompjuterit? Mbani shpinën drejt, por jo të ngurtë, qafën drejt dhe shpatullat të relaksuara, krahët në kënd të drejtë, me bërrylat vendosur në tavolinë, gjunjët në kënd të drejtë dhe këmbët mbështetur mirë në tokë.

Është e këshillueshme pas një qëndrimi të gjatë para kompjuterit që të bëni ushtrime për shpinën, qafën dhe këmbët, në fund do të ndiheni të çlodhur.