Sofiela, vajza që merr çdo javë terapi zhvillimi në shtëpi nga Mimoza

11

Sofiela nga Prrenjasi ka një lidhje të fortë me Mimozën, psikologën që çdo javë udhëton drejt shtëpisë së vogëlushes për t’i ofruar asaj terapi zhvillimi.

𝟏𝟎 vjeçarja me aftësi të kufizuara merr çdo javë shërbim të specializuar në shtëpi dhe është një prej fëmijëve përfitues të projektit “𝐐𝐞𝐧𝐝ë𝐫 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐩ë𝐫 𝐬𝐡ë𝐫𝐛𝐢𝐦𝐞 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐚𝐟𝐭ë𝐬𝐢𝐬ë 𝐬ë 𝐤𝐮𝐟𝐢𝐳𝐮𝐚𝐫”.

Projekti i financuar nga European Union in Albania dhe që zbatohet nga World Vision Albania dhe Bashkia Prrenjas-Faqja Zyrtare do t’ju vijë në ndihmë 𝟏𝟖𝟎 fëmijëve/të rinjve me aftësi të kufizuara.

Së shpejti, Sofiela do të ketë mundësi të marrë shërbime të specializuara edhe në ambientet e Qendrës Komunitare në qytetin e Prrenjasit, e cila do të vihet në funksion brenda pak ditësh.

“𝘚𝘰𝘧𝘪𝘦𝘭𝘢 ë𝘴𝘩𝘵ë 𝘴𝘩𝘶𝘮ë 𝘦 𝘥𝘢𝘴𝘩𝘶𝘳. 𝘈𝘫𝘰 𝘬𝘢 𝘲𝘦𝘯ë 𝘦𝘥𝘩𝘦 𝘱𝘫𝘦𝘴ë 𝘦 𝘴𝘩ë𝘳𝘣𝘪𝘮𝘪𝘵 𝘭ë𝘷𝘪𝘻ë𝘴 𝘱𝘳𝘦𝘫 3 𝘷𝘪𝘵𝘦𝘴𝘩 𝘥𝘩𝘦 𝘬𝘢 𝘣ë𝘳ë 𝘴𝘩𝘶𝘮ë 𝘱𝘳𝘰𝘨𝘳𝘦𝘴. 𝘈𝘫𝘰 𝘢𝘳𝘳𝘪𝘯 𝘵ë 𝘧𝘰𝘳𝘮𝘰𝘫ë 𝘱𝘢𝘻ë𝘭𝘭 𝘵ë 𝘵𝘩𝘫𝘦𝘴𝘩𝘵ë, 𝘯𝘨𝘫𝘺𝘳𝘰𝘴 𝘣𝘳𝘦𝘯𝘥𝘢 𝘬𝘰𝘯𝘵𝘶𝘳𝘦𝘷𝘦 𝘴𝘪𝘱𝘢𝘴 𝘮𝘰𝘥𝘦𝘭𝘪𝘵 𝘵ë 𝘥𝘩ë𝘯ë, 𝘪𝘯𝘪𝘤𝘪𝘰𝘯 𝘯𝘫ë 𝘭𝘰𝘫ë, 𝘯𝘫𝘦𝘩 𝘥𝘩𝘦 𝘪𝘥𝘦𝘯𝘵𝘪𝘧𝘪𝘬𝘰𝘯 𝘬𝘢𝘧𝘴𝘩ë𝘵 𝘦 𝘧𝘦𝘳𝘮ë𝘴,”- shprehet psikologe Mimoza.

Çdo fëmijë me aftësi të kufizuara ka të drejtë të ketë akses në shërbime cilësore, të cilat i ndihmojnë ata të zhvillohen, të arsimohen dhe të jetojnë jetën në plotësi.