Sonda amerikane, ”Osiris-Rex” shkruan një faqe të re në hapësirë

17

Katër vjet pas lëshimit të saj, sonda amerikane ”Osiris-Rex” arriti mbrëmë të prekë asteroidin Bennu në një përpjekje për të mbledhur disa dhjetëra gramë grimca, një operacion me precizion të lartë, 330 milion kilometra nga Toka.

“Gjithçka shkoi në mënyrë të përsosur”, njoftoi disa minuta pas kontaktit Dante Lauretta, shefi i misionit.

“Një faqe e historisë është shkruar sonte”, komentoi ai.

Me ”Osiris-Rex”, NASA synon të mbledhë të paktën 60 gramë grimca me shpresën për të zbuluar përbërësit origjinalë të Sistemit Diellor.