SONDAZHI/ Ja librat më të mirë të vitit 2018 në Shqipëri

123

Një sondazh i realizuar me personalitete të artit dhe kulturës në Shqipëri nga Instituti Europian “Pashko”, ka zbuluar edhe 10 librat më të mirë në 2018 në SHqipëri

Në vend të parë, nga lexuesit renditet Ismail Kadare, me librin “Kur sunduesit grinden”, për të vijuar me “Vrasje në Kryeministri” nga Diana Çuli, e “Gurët e vetmisë” të Tom Kukës në vendin e tretë.

Më pas, lexuesit kanë zgjedhur “Pusin” e Kim Mehmetit. Në vendin e pestë është “Hekuri dhe çeliku” i Mitrush Kutelit. Renditja vijon me “Vila me tre porta” të Vera Bekteshit; “I keqi i vetes” i Gazmend Kapllanit; “Tutori” i Mimoza Ahmetit; “Roja i dritës” i shkrimtares Flutura Açka; e në vend të 10 është “Piramida e shpirtrave” të Virgjil Muçit.

Pjesa më e madhe e këtyre librave janë botuar gjatë “Panairit të Librit”, çka tregon që lexuesit janë shumë të shpejtë. Ndërsa organizatorët kërkojnë që këtë anketë ta kthejnë në një traditë të përvitshme.