“Sonte do të luajmë pa tekst”

288

Nga data 25 deri më datë 29 Maj, në Teatrin Kombëtar do të luhet drama e shkruar nga Luigi Piradello, “Sonte do të luajmë pa tekst”. Vepra gërsheton zhanre të ndryshme artistike ashtu siç gërsheton edhe linjat e problematikave të ndryshme të një familjeje në ditët e sotme. Përmes përfshirjes së lojës së prapaskenës dhe ndërhyrjeve të regjisorit, Pirandello jep mesazhe të mëdha për ndërlikimet dhe të papriturat e jetës.