Sopranoja shqiptare këndon në Serbi

249

Inva Mula

Sopranoja shqiptare Inva Mula do të performojë në Beograd në datë 25 maj rolin e Mimit, në operën “La Boheme” të Giacomo Puccini, si e ftuar speciale. Media serbe B 92 shkruan se një ditë para koncertit, në 24 maj, sopranoja do të pritet nga Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç. Ndërkohë që sopranoja e parë shqiptarë që ngjitej në skenën serbe ishte Tefta Tashko Koço në vitin 1945.