Sot dita e ikonave/ Çfarë do thotë ’emoji’, kush e shpiku dhe disa shifra interesante

217

Sot është Dita Botërore e Emoji, ose ikonave që rëndom përdorim për të konretizuar gjendjen shpirtërore dhe emocionale gjatë bisedave virtuale. Bota virtuale ka bërë që shumë emocione ne vend te fjalëve tashme ti përcjellim me nje “emoji”

Ikonat e vogla kanë ndryshuar mënyrën se si miliarda njerez ne mbare botën komunikojnë. U krijuan per here te pare ne vitin 1998 nga inxhinieri  japonez Shigetaka Kurita i cili punonte ne një kompani celulare.

Fjala ‘emoji’ vjen nga japonishtja dhe do të thotë piktogram, domethënë një vizatim apo një simbol në një a më shumë ngjyra. Fillimisht u perdoren ne mesazhet telefonike per te qartësuar bashkëbiseduesin per tonin apo shkallën e  seriozitetit te mesazhi

Për shumë njerëz komunikimi virtual duket “bosh”pa përdorimin e figurave të shumëllojshme që përfaqësojnë një shumësi emocionesh.Emoji më i përdorur sipas nje klasifikimi te universitetit te Miciganit eshtë emoji që qesh me lot. Pas tij renditen emoji zemër, emoji që qan, emoji me sytë zemra, etj.

Zyrtarisht janë 2.800 emoji, të vendosura në list nga Unicode, që merret me standardizimin e piktogrameve në mënyrë që të jenë të dukshme në çdo paijsje dhe çdo sistem operativ.

Megjithatë emoji shkojnë përtej fytyrave që shprehin ndjenja e emocione, pasi përfaqësojnë gjithçka që është pjesë e jetës, që nga moti, ushqimi, sporti, kafshët, mjetet e transportit, lista eshte e gjate

Numri i Emojeve vazhdojnë të rriten.  Ka një emoji për gjithçka, madje për sallatën vegane dhe helikën e dyfishtë të ADN.

Popullaritetin e emoji-t e konfirmon Facebook. Zemra është përdorur dy herë më shumë në FB krahasuar me vitin 2018.

Në chat-in e Facebook-ut ne , Messenger, dërgohen më shumë se 900 milionë emoji pa tekst çdo ditë. Në gjithë botën, Viti i Ri, është dita kur përdoren më shumë emoji  se cdo dite tjeter e vitit. Emijit i perdorin edhe politikanet ne publikimet e tyre…

Së fundmi, Unicode, i ngarkuar për miratimin e tyre, ka njoftuar se 157 emoji të reja që do të mbërrijnë në chat e tastierat e smartphone-ve, si për shembull njerëz me flokë kaçurrela, maska të superheronjve, gaforre, mushkonja madje edhe mikrobe.

Mos harroni kurre ti bashkangjisni mesaheve tuaja nje emoji sepse plotesoni me mire permbajtjen e asaj qe doni te percillni dhe iu shmangeni keqkuptimeve.