Sot takimi i parë i Komisionit Ekzekutiv për Anëtarësimin e Kosovës në BE

3

Takimi i parë i Komisionit Ekzekutiv për Anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian u mbajt sot nën kryesimin e Albin Kurtit.

Gjatë këtij takimi u diskutua për situatën gjeopolitike dhe zhvillimet e tjera të kësaj natyre.

Komisioni konfirmoi përkushtimin dhe orientimin e vendit për integrim evropian dhe miratoi qëndrimin zyrtar të Republikës së Kosovës për aplikim në Bashkimin Evropian para fundit të këtij viti.

Anëtarët e komisionit gjithashtu diskutuan hapat e radhës të institucioneve vartëse deri te dorëzimi i aplikimit.

euronews.al