Sot testi i pranimit në Mjekësinë e Përgjithshme, do të përzgjidhen 400 maturantë

3

Sot zhvillohet testimi i informatizuar në kuadër të pranimeve në programin e studimit “Mjekësi e Përgjithshme” pranë Universitetit të Mjekësisë së Tiranës.

Testimi zhvillohet pranë mjediseve të Qendrës së Shërbimeve Arsimore për 1813 maturantët, që kanë aplikuar për këtë program, nga të cilët 400 do të shpallen fitues. Kushi.

Universiteti i Mjekësisë do të pranojë edhe 30 studentë nga trojet (5 Kosova, 5 Maqedonia e Veriut, 5 Mali i Zi, 5 Presheva, 5 Bujanovci dhe 5 Medvegja), 1 nga komuniteti rom, ballkano-egjiptian, 2 persona me aftësi të kufizuar, 1 me statusin e jetimit dhe 30 transferime.

Në total numri i kuotave është 464 studentë për vitin e parë.

Ky është viti i parë që në Maturën Shtetërore 2023 do të pilotohet provimi i automatizuar për ata që duan të vijojnë studimet në programin Mjekësi e Përgjithshme.

/ata.gov.al