SpaceX ka 480 satelitë, a do kemi internet satelitor në cilësinë e rrjeteve tokësore?

14

SpaceX aktualisht ka 480 satelitë por nuk ofron ende shërbime konsumatore. Autoritetet i kanë vënë një afat 1 mujor për të dërguar një aplikim për ofrimin e shërbimeve

Autoritetet amerikane hodhën dyshime serioze se projekti SpaceX do të mund të ofrojë internet me vonesa transmetimi nën 100ms (milisekonda).

Ndërsa Komisioni Federal i Komunikimeve pranoi se satelitët në orbitën e ulët të tokës që janë në punë nga Starlink, kanë avantazhe ndaj atyre që operojnë në lartësi më të mëdha. Por sipas autoritetit vonesat e transmetimit nuk përcaktohen vetëm nga lartësia orbitale por edhe nga faktorë si përpunimi i informacionit, kanalizimi dhe transportimi tek destinacioni i tij.

SpaceX reagoi duke thënë se dyshimet e autoriteteve janë të pabaza dhe projekti Starlink do të përmbushë kriteret e 100-milisekondave. Madje me një lartësi prej 335 deri në 354 milje nga Toka krahasuar me 21,750 milje të satelitëve geo-stacionarë, SpaceX kërkon të arrijë vonesa transmetimi poshtë 20 milisekonda duke e vënë në një nivel me linjat kabllore.

Pa një rrjet funksional SpaceX do ta ketë të vështirë të provojë pretendimet. SpaceX aktualisht ka 480 satelitë por nuk ofron ende shërbime konsumatore. Autoritetet i kanë vënë një afat 1 mujor për të dërguar një aplikim për ofrimin e shërbimeve.

Kompania synon ti ofrojë në Amerikën e Veriut dhe Kanada duke filluar që nga ky vit./PCWorld Albanian