Specialistët nisin inventarizimin kombëtar të pyjeve dhe kullotave

145

Specialistët e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, vazhdojnë punën në  terren për mbledhjen e të dhënave në kuadër të Inventarit Kombëtar të Pyjeve dhe Kullotave. Me qëllim marrjen e një informacioni sa më real dhe përfaqesues. Pikat që po monitorohen janë përzgjedhur në mënyrë rastësore duke marrë parasysh koordinatat X e Y, lartësinë mbi nivelin e detit dhe pjerrësinë.

“Kjo përzgjedhje rastësore,  të jep mundësinë e marrjes së informacionit real, por në të njëjtën kohë ka përballur stafin e specialistëve në  terren me të papritura e vështirësi të ndryshme”, thonë specialistët e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Kjo ekspeditë specialistësh në terren, do të bëjë të mundur njohjen reale të gjendjes së pyjeve në rang kombëtar.