Lajmi i mirë është se ka shumë mënyra se si mund t’i japim sistemit tonë imunitar mundësinë më të mirë të mundshme për të vepruar në nivelin e tij optimal.
- Mundohuni të ndiqni një regjim ushqimor të pasur me fruta dhe perime, pasi sidomos perimet janë shumë të vlefshme nëse konsumohet të pagatuara.
- Edhe pse mund të ndodheni mbyllur në shtëpinë tuaj bëni mirë të përfitoni nga koha e mirë dhe të merrni disa rreze dielli në dritare ose në ballkon pasi Vitamina D ndihmon shumë në forcimin e sistemit tuaj imunitar.
- Edhe pse mund tiu duket e vështirë për tu realizuar, një dush i ftohtë bën “magjira” për imunitetin tuaj, pasi ai rrit rezistencën tuaj ndaj stresit dhe ankthit.
- Gjatë kohës së karantinës keni mundësi të dilni pak kohë nga shtëpia edhe pse me maska e dorashka sërish ju mund të përfitoni nga ajri i pastër i cili ju bën mirë si për humorin ashtu edhe për fizikun tuaj.
- Konsumoni sa më shumë Probiotik, të ndodhura në ushqime të tilla si lakra, turshi, djath i njomë ose buka me fara. Antikorpet e ndodhura në to ju dihmojnë të përmirësoni sistemin tuaj imunitar.
- Mos harroni një respektoni oraret tuaja të gjumit pasi një gjumë i mirë është celësi i një jete cilësore dhe të shëndetshme.
- Konsumoni supë pule pasi sipas specialistëve përmban përbërës të tillë që ndihmojnë në forcimin e qelizave të imunitetit të njeriut. (DailyMail)