Spitali i Durrësit, proteza falas për të dëmtuarit nga aksidentet

607

Qytetarët që pësojnë fraktura nga aksidente të ndryshme në qytetin e Durrësit do të trajtohen me proteza falas në spitalin e këtij qyteti. Për Spitalin e Durrësit janë planifikuar 100 milionë lekë vetëm për protezat për vitin 2017.

Në Shërbimin e Ortopedisë në këtë spital ka një ekip prej 5 ortopedësh, të cilët do të kenë tanimë infrastrukturën dhe pajisjet e nevojshme për t’u shërbyer sa më mirë pacientëve në Durrës.