Spitali i Durrësit, me shërbim të plotë për sëmundjet e gjirit. Inaugurohet njësia e re e Senologjisë

199

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është inauguruar në Durrës Njësia e re e Senologjisë. Për herë të parë do të ofrohet një shërbim i plotë dhe pacientët do të evitojnë sorollatjet.

Njësia e Senologjisë mundëson diagnostikimin, vendosjen e diagnozës, shërbimin kirurgjikal, trajtimin dhe kujdesin paliativ.

Njësia e re e Senologjisë në spitalin e Durrësit do të mundësojë një konsultë multifunksionale nga mjekë të specialiteteve të ndryshme.

Hapja e saj vjen në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, kur shërbimi për diagnostikimin e hershëm të sëmundjes ofrohet me orar të zgjatur, gjithashtu në funksion janë edhe 2 mamografët e lëvizshëm që do të ofrojnë shërbim në të gjithë vendin.