Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, së shpejti do të hapë dyert

3
Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, është një tjetër investim madhor në shëndetësi, i cili do të ofrojë kushte moderne për pacientët dhe për stafin mjekësor.

 

U nda në rrjetet sociale pamje nga punimet që po kryhen në këtë spital ku thekson se, së shpejti do të hapë dyert si një vlerë e madhe e shtuar në rrugën e Rilindjes së Shëndetësisë.

Informohemi se, spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT është një investim madhor i projektuar e realizuar duke siguruar standardet më të larta europiane në çdo aspekt.

Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme do të ofrojë shërbimin e mjekësisë interne, shërbimin e reumatologjisë, alergologjisë, dermatologjisë dhe fizioterapisë që aktualisht ndodhen në godina të tjera të QSUT, dhe së bashku me shërbimet ekzistuese, ato të gastrohepatologjisë, hematologjisë, endokrinologjisë, nefrologjisë, dializës, njësisë së kardiologjisë, hemodinamikës dhe reanimacionit të kardiologjisë do të kompletojnë profilin e një spitali të mirëfilltë të sëmundjeve të brendshme.

Spitali i ri do të ketë edhe një spital ditor me 60 shtretër, për rritjen e eficiencës së shërbimeve.

Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme do të ketë 9 salla leksioni për studentët e mjekësisë, ku do të zhvillohen praktikat mjekësore, si dhe edukimi në vazhdim.

/ata.gov.al