Spitali rajonal Memorial i Fierit pothuajse gati, pritet nisja e shërbimit

65

Spitali rajonal Memorial i Fierit po merr formë çdo ditë dhe do të jetë një shembull i sistemit shëndetësor.

Tashmë gjithçka duket gati nga ky spital, i cili shumë shpejt do të nisë shërbimin për pacientët.

Spitali i Fierit po ndërtohet në afërsi të autostradës, me një sipërfaqe prej 50 000 metrash katrorë, 13 000 metra katrorë prej të cilave strukturë spitalore dhe me një kosto prej 70 milionë euro.

Për ndërtimin e spitalit u punua natë e ditë, me tre turne, për ta përfunduar  sipas premtimit të qeverisë turke, brenda 3 muajsh.

Spitali Memorial Rajonal i Fierit do të jetë një shembull i sistemit shëndetësor dhe një qendër e transferimit të teknologjisë dhe dijes nga sistemi shëndetësor turk në sistemin shëndetësor shqiptar.