Sport dhe mirëqenie për të rinjtë/ Mjedis i ri sportiv për 322 nxënës në Shkodër

38

Nga sot, 322 nxënës të shkollës “Azem Hajdari” në Shkodër do të kenë në dispozicion një terren të ri sportiv.

Nxitja e pjesëmarrjes së fëmijëve dhe të rinjve në aktivitete sportive shihet si një element thelbësor për të patur një stil të mirë jetese, shëndet të mirë fizik e mendor, por edhe për t’u socializuar dhe për të pasur gjithëpërfshirje mes nxënësve.

Investimi i World Vision Albania në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër do t’ju shërbejë jo vetëm nxënësve të shkollës, por edhe të rinjve të komunitetit për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive, duke promovuar në këtë mënyrë sportin dhe jetën e shëndetshme.