Sportisti shqiptar shpallet kampion bote

95

Sportisti shqiptar, Enea Lapa, mbrëmë është shpallur kampion në “Austin Open”, duke u renditur në vend të parë.

Enea Lapa është sportist me origjinë nga Saranda, i cili tani jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara. Ai po ngjitet drejt majave në sportin “Brazilian Jiu Jitsu” dhe është shpallur zyrtarisht fituesi absolut, kampion në Austin Open, duke u renditur i pari në të gjitha peshat.

Edhe pse sfidat dhe sakrificat gjatë këtij rrugëtimit nuk kanë qenë të lehta për Lapën, dëshira dhe ëndrra e tij për të pasur sukses dhe për të triumfuar kanë qenë të mëdha.

Kujtojmë se edhe shteti i Shqipërisë njohu këtë sport për herë të parë nga profesori i quajtur Dorjan Lapaj, i cili me mjeshtërinë që e ka dhe me dijet e tij që transmeton në gjithë ekipin e Shqipërisë, çdoherë e më shumë po sjell suksese në këtë fushë sporti relativisht të re.